Kristi Ramadani është ylli i ri i peshëngritjes shqiptare. Pasi u shpall nën kampion i Europës, ai flet ekskluzivisht për ABC News, duke treguar suksesin e arritur dhe ambiciet në karrierë.
Ky djalë sikur nuk i thoshte gjë publikut shqiptar.
Kristi Ramadani ishte dhe është një peshëngritës, madje disa kohë më parë arriti vendin e pestë në Europë, por pastaj dëmtimet e penguan, dhe u desh një shpërthim I vërtetë në Bullgari që të kuptohej se kemi të bëjmë me një kampion.
Ramadani u shpall nënkampion i Europës dhe fitoi dy medalje argjendi, ndërsa flet për ABC, duke treguar suksesin.
Për fatin e tij të keq, Lojrat Olimpike në Paris janë shumë afër.
Kur ishte fare i vogël ëndërronte t’i ngjante Pirro Dhimës dhe Luan Shabanit.
Kristi iu kthye stërvitjes vetëm dy ditë pas kthimit nga Europiani.
Diskutime rreth kësaj post