Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka çuar sot një mesazh të koduar ish-kryeministrit Sali Berisha nga konferenca që u mbajt në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja Yuri Kim dhe ish- Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.
Mesazhi i Alibeajs:
“Mbetjet e mentalitetit të diktaturës komuniste, pushtetarët e korruptuar, ata që kanë vënë interesin e tyre mbi atë të shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten kërcënimi më i madh ndaj partneritetit tonë me ShBA.
Edhe sot ka ende të tillë. Ka njerëz që kanë humbur busullën e që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës. Kanë humbur rrugën në oborr dhe duan t’ia humbin rrugën edhe Shqipërisë. Nuk do t’ia dalin. Nuk do t’ia dalin sepse kanë kundër shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe historinë e tyre mbi 100 vjeçare”, tha Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post