Për plagosjen e 19-vjeçari në Fier kanë dalë detaje të reja.
Policia ka kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të 19 – vjeçarit. Autorit të dyshuar policia i ka gjetur në banesë dy armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. I plagosuri është Renato Gjokaj.
DETAJE:
Në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku më datë 30.01.2018, rreth orës 15.45 , është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasit R.Gj,19 vjeç, banues në Fier, rezultoi se:
Shtetasi E.H, dyshohet se në banesën e tij ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin R.Gj. Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta dhe një sasi fishekësh. Gjithashtu janë shoqëruar edhe 3 shtetas të tjerë të cilët kanë dijeni për ngjarjen dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. (J.V/Faxweb)
Diskutime rreth kësaj post