Ministri i Brendshëm Taulant Balla shprehet se vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë procedura penalisht 8 punonjës policie pasi nuk kanë kryer detyrën siç duhet ose kanë bashkëpunuar me krimin.
Përmes një postimi në Facebook, Balla shprehet se pastrimi i policisë është një proces.
“Vijon intensivisht goditja e grupeve kriminale, por edhe procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Vetëm në 48 orët e fundit janë 8 punonjës policie të proceduar penalisht, për “mbyllje sysh” apo më keq akoma bashkëpunim me keqbërësit. Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë, SPAK, Shërbimit Informativ dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”, shkruan ai në Facebook.
Policia e Shtetit është akuzuar vazhdimisht për lidhje me krimin e organizuar, ndërsa dalja e bisedave nga aplikacioni SKY EÇ e konfirmoi si fakt.
Diskutime rreth kësaj post