Gjyqtari i ndeshjes Shqipëri-Izrael ka habitur të gjithë, madje dhe mediat spanjolle. Gazeta “Marca” i ka cilësuar si “katër minuta të çmendura”, në të cilën ndodhi gjithçka, simulim që nuk u ndëshkua, goditje e kundërshtarit me kokë, karton të kuq, dhe pritje e penaltisë nga portieri Alban Hoxha. “Penaltia më e çuditshme e këtij viti” sipas të përditshmes spanjolle është ajo e shkaktuar nga Etrit Berisha në ndeshjen e ndaj Izraelit.
“Kur po zhvillohej minuta e 53-të rezultati ishte 0-1, dhe sulmuesi izraelit Zahavi u rrëzua brenda zonës së rreptësisë. Berisha i nervozuar reagoi duke prekur me kokë Zahavin, por kjo i kushtoi karton të kuq dhe penalti për kundërshtarin. Veprim i pakontrolluar ky që detyroi portierin Alban Hoxha të futet në lojë. Hoxha priti penalltinë e Zahavit, ndërkohë që Shqipëria pësoi më pas dhe dy gola duke e mbyllur 0-3 me dy lojtarë më pak në fushë. Çmenduri!”, shkruan Marca.
Diskutime rreth kësaj post