Një stuhi e pazakontë ka përfshirë zonën e Bjelashnica në Bosnjë dhe Hercegovinë këtë të dielë. Në rrjetet sociale janë publikuar video ku duket momenti kur rrugët e Bosnjës janë mbushur me breshër në formë akulli duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Sipas mediave boshnjake, nga videot e publikuar nga qytetarë të Sarajevës duket një sasi të madhe akulli në seksionin e rrugës Bjelashnica-Krupac.
Dhe siç kanë komentuar mediat atje, skenat nga Bjelashnica janë joreale, sikur të ishte janari.
“Regjistrimi është nga ora 14.15. Ishte e tmerrshme dhe ky është një regjistrim pas stuhisë. Stuhia dhe reshjet zgjatën për rreth 20 minuta”, thuhet në mediat vendase.e.su.
Diskutime rreth kësaj post