Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Lezhë, në një takim me qytetarë dhe biznese, së bashku me kandidatët për deputetë të këtij qarku.
Basha u shpreh i surprizuar nga pritja e qytetarëve dhe tha se ndërsa priste një takim vetëm me kandidatët, gjeti një miting. Qytetarët e kanë pritur Bashën me thirrjet ‘Rama ik’ por edhe duke i hedhur sheqer në rrugë, si ogur i mirë për garën elektorale të 25 prillit.
Deklarata e Bashës:
“Hallall për listën e Lezhës, fitoren e ke të sigurtë, me sheqer me sheqer, me ta bo rrugën sheqer”- dëgjohen qytetarët t’i drejtohen Bashës.
“Erdha për një takim t’ju shoh, t’ju dëgjoj, e t’ju them se ditë më të mira do të vijnë.
Nga një takim që do e kishim pothuajse privat është kthyer në një miting, do përpiqemi të kemi një bisedë. Në 25 prill të gjithë bashkë për ndryshimin e Shqipërisë”, tha Basha.
Video:
Diskutime rreth kësaj post