Një nismë të veçantë kanë ndërmarrë dy persona në Lezhë. Ata kanë vendosur që në vigjilje të Krishtlindjeve të surprizojnë fëmijët e qytetit.
Personat në fjalë janë shfaqur në qytet të veshur si babagjysh dhe me slitë, ku u kanë shpërndarë edhe dhurata fëmijëve, duke i gëzuar pa masë.
Ilir Marvukaj i veshur si Babagjysh tha se Krishtlindja është një festë e veçantë, ndaj vendosi që ta urojë në këtë mënyrë dhe se kjo është një nismë që ndodhe për herë të parë në Lezhë.
“Se këto janë festa më të bukura dhe i uroj shqiptarë gëzuar Krishtlindjet, po presim fëmijët që të bëjmë foto dhe të marrin dhuratat. Kemi një orë që kemi lëvizur përgjatë qytetit, njerëzit janë gëzuar shumë, është hera e parë që bëhet në qytetin e Lezhës. Gëzuar, mbarësi dhe vit sa më i mirë për të gjithë shqiptarët”, tha ai.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post