Kryeministri Edi Rama sikurse e paralajmëroi disa ditë më parë, ka njoftuar sot se është rihapur gara për projektin e rëndësishëm për aeroportin e Vlorës.
“Rihapet gara ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës, pas një pezullimi 9-mujor për shkak të pandemisë, e cila i ka dhënë një goditje shumë të rëndë sektorin aeroportual në botë dhe ka paralizuar botërisht investimet në këtë sektor.
Shpresojmë që pjesa e mbetur e afateve të garës do të mundësojë afrimin e investitorëve potencialë dhe krijojë hapësirën për përzgjedhjen e një konkurenti fitues brenda vitit”, – shkruan kryeministri Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post