Deputetja Rudina Hajdari me anë të një letre drejtuar Këshillit Politik ka thënë se përkrah draftin e Partisë Demokratike për lista të hapura, 100%.
Sipas saj është konstatuar se Partia Demokratike ka dorëzuar pranë Këshillit Politik një draft propozim për amendamentet e Kodit Zgjedhor, propozim ky i cili sipas Hajdarit shkon përkrah atij të opozitës parlamentare e që synon hapjen reale të listave 100% duke ia mundësuar qytetarit e jo më kryetarit përzgjedhjen e deputetëve në Parlamentin e ardhshëm.
Letra e dërguar Këshillit Politik nga deputetja Hajdari:
“Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik,
Me kënaqësi konstatova se Partia Demokratike ka dorëzuar pranë Këshillit Politik një draft propozim për amendamentet e Kodit Zgjedhor, propozim ky i cili shkon përkrah atij të opozitës parlamentare e që synon hapjen reale të listave 100% duke ia mundësuar qytetarit e jo më kryetarit përzgjedhjen e deputetëve në Parlamentin e ardhshëm.
Duke qenë se tashmë të gjitha palët i kanë depozituar peopozimet e tyre lidhur me këtë çështje, propozoj të takohemi nesër në orën 12:00 për të diskutuar dhe mundësisht dakordësuar rreth kësaj çështjeje.”
Diskutime rreth kësaj post