Banorët e “Big Brother VIP”, pritet të japin sot vendimin përfundimtar për shtyrjen e spektaklit, ku do të konfirmojnë ose jo qëndrimin e tyre deri në 6 maj, pas slumit ndaj Top Channel.
Ndërkohë, në promon zyrtare të “Big Brother Vip”, për spektaklin e sotëm thuhet se aktorja Olta Gixhari, ka kërkuar që të lërë shtëpinë, duke mos dhënë më tepër motive.
A është e vërtetë kjo apo mos ndoshta vallë është një gënjeshtër për 1 Prillin, nuk e dimë, dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim spektaklin e mbrëmjes së sotme për ta kuptuar.
Ndërkohë, kujtojmë se disa ditë më parë Olta zhvilloi një bisedë telefonike me bashkëshortin e saj, Dorin, pasi produksioni u dha mundësinë për të folur me një familjar pas sulmit me armë në Top Channel.
Gjatë bisedës, Dori ka këshilluar aktoren që të ndjekë lojën e saj dhe të mos merret me Luizin, pasi ai është thjesht banor aty.
Diskutime rreth kësaj post