Kuvendi i Shqipërisë ka hequr dorë nga vendimi për të mbyllur dyert e tij për gazetarët, vendim që solli dhe protestën e raportuesve të politikës.
Në një postim në Instastory, gazetarja Esiona Konomi shkruan se tani gazetarët dhe kamerat do të mund të jenë pjesë e komisioneve.
“Kuvendi tërhiqet. Lejon gazetarët dhe kamerat të hyjnë në Komisione,” – shkruan Konomi krah fotos ku shihet dhe vendimi i marrë nga Kuvendi i Shqipërisë.
“Lidhur me kërkesën për lejimin e prezencës fizike të gazetarëve në komisionet parlamentare si dhe lejimin e përdorimit të aparateve celularë në ambiententet e komisioneve nga ana e tyre, kjo kërkesë merret në konsideratë, duke u mundësuar atyre aksesin e plotë të çdo informacioni, përtej asaj që mundëson sistemi,” – shkruhet ndër të tjera në vendim.
Diskutime rreth kësaj post