Gjatë një inserti të përgatitur me këngëtaren Bleona Qereti, komediani Ermal Mamaqi nuk ka lënë pa thumbuar moderatoren Luana Vjollca.
Në një çast që Bleona i drejtohet Ermalit, i cili në këtë rol vjen si recepsionist hoteli, duke i thënë se është e ftuar në “Xing me Ermalin” ai i thotë. “Ku tek Ermal Mamaqi, tek ‘Xing me Ermalin’?
Po çfarë do tek ai budallai moj zemër ai është emision reklamash. Shko tek Luana ajo thyen rekorde,”-ka përfunduar Ermali. Pak javë më parë Ermali dhe Luana kanë publikuar shifra audienca ku secili renditej në vend të parë.
Në të njëjtën fashë orari me “Xing me Ermalin” në Klan transmetohet në Top Channel “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca. Mbetet për tu parë sesi do ti përgjigjet Luana këtij “provokimi”.
Diskutime rreth kësaj post