Reshjet e borës, që kanë nisur prej disa ditësh kanë paralizuar qarkullimin në pjesën më të madhe të fshatrave të Pukës. Po ashtu këto reshje bore kanë sjellë vështirësi qarkullimi edhe në akset nacionale të vendit.
Mësohet se procesi mësimor në Pukë për ditën e sotme është pezulluar.
Edhe në qarkun Dibër ka pasur vështirësi dhe dëbora në disa fshatra ka arritur deri në 1 metër trashësi dhe mësimi në disa zona është pezulluar.
Problematike paraqitet situata edhe në qytetin e Korçës.
Në zonat malore trashësia e dëborës në zonat malore shkon në 90 cm, kurse në qytet në 30 centimetra.
Diskutime rreth kësaj post