E vështirë për t’u besuar, por e vërtetë. Një panterë po lëviz nëpër Serbi duke shkaktuar panik tek qytetarët në zonën e Apatinës. Madje disa edhe e kanë filmuar duke qarkulluar nëpër male. Sipas një supozimi të eksperëve, sipas mediave serbe, ai tashmë është diku thellë në pyll, dhe duke gjykuar nga sjellja e tij, ai është i kënaqur, domethënë nuk është i uritur.
“Ai ndoshta ka gjetur tashmë pre dhe diçka për të mbijetuar. Po të ishte i uritur do të sillej ndryshe, njësoj si qen, prandaj ndoshta nuk ka prekur askënd deri më tani,”-thotë një prej ekspertëve.
Sipas informacioneve të “Blic”, kërkimi për partenerën e zezë ka nisur sot rreth orës 14:00, orar kur janë ngritur dronët dhe do të ndërmerren hapa të mëtejshëm për lokalizimin sa më të shpejtë dhe kapjen e saj në mënyrë sa më efikase.
Nemanja Ivanoviç tha se: Të premten e kaluar morëm informacion se një mace më e madhe është pikasur në atarin e fshatit Deronje. Mbrëmë u përpoqëm të kontrollonim rreth 150 hektarë me ndihmën e një droni. Fatmirësisht apo fatkeqësisht nuk arritëm të dallonim asgjë gjaknxehtë të asaj përmasash, kemi inspektuar edhe ambientet përreth me imazhe termike. Sot do të provojmë përsëri me një kamerë me precizion më të lartë dhe një dron, të përpiqemi ta lokalizojmë panterën si fillim. Në ditët në vijim do të përfshijmë edhe disa shërbime të tjera, që të mundohemi të shohim se ku është, çfarë është.
Kur bëhet fjalë për origjinën e kafshës, Ivanoviç thotë se me shumë gjasa bëhet fjalë për një kafshë që është futur ilegalisht në territorin serb.
“Sa i përket origjinës, jemi në kontakt me të gjithë kopshtet zoologjike përreth, si me Hungarinë ashtu edhe me Kroacinë, e të gjithë thonë se nuk ka ikur prej tyre. Nuk kemi asnjë informacion për moshën apo gjininë e saj. Gjithçka që dimë është se kjo është një specie potencialisht e rrezikshme.”
Kreu i Inspeksionit Krahinor për Mbrojtjen e Mjedisit, Nemanja Ivanov, i cili dje ishte në terren me kolegët e tij në kërkim të panterës tha se ideja e tyre është që ta vënë në gjumë dhe ta transferojnë në kopshtin zoologjik në Paliç. Por shtoi se nëse një gjë e tillë bëhet e pamundur, do të kenë një opsion dhe një plan tjetër.
Panterat e zeza jetojnë kryesisht në pyjet e nxehtë dhe të dendur tropikale të Azisë Jugore dhe Juglindore. Ato janë kryesisht gjenden në Kinën Jugperëndimore, Burma, Nepal, Indinë Jugore, Indonezi dhe në pjesën jugore të Malajzisë. Por nuk dihet sesi ka përfunduar në malet e Serbisë.
Diskutime rreth kësaj post