E pabesueshme: Nëntë mbretër saudit kanë 316 fëmijë
Mbretërit dhe princat saudit janë të njohur për martesat e shumta, sepse ata martesën e shohin si mënyrën më të mirë për të unifikuar shtetin dhe për ta mbajtur atë të bashkuar.
Duke u martuar me të bijat dhe motrat e aleatëve politikë, por dhe të kundërshtarëve të tyre, ata krijojnë “familje” të mëdha, duke e zvogëluar në maksimum mundësinë e mosmarrëveshjeve brenda shtetit.
Në vijim, Ngjyra.com ju sjellë nëntë anëtarë të familjes mbretërore, që kanë sunduar (apo që ende sundojnë) në Arabinë Saudite, numrin e grave të tyre, si dhe numrin e fëmijëve të tyre.
1. Abdullah Bin Abdulaziz (1924-2015)
Mbreti Abdullah pati 30 gra dhe ishte baba i 35 fëmijëve.
2. Abdul Aziz Ibn Saud (1876-1953)
Sipas disa burimeve, ai pati 22 gra, dhe ishte baba i 100 fëmijëve.
3. Saud Bin Abdulaziz Al Saud (1902-1969)
Saudi kishte 115 fëmijë dhe shumë gra (numri i saktë nuk dihet). Vetëm disa nga fëmijët e tij patën poste publike në Arabinë Saudite.
4. Mbreti Fahd (1921-2005)
Ai pati 11 gra dhe 10 fëmijë.
5. Abdul Muhsin Bin Abdulaziz Al Saud (1925-1985)
Abdul Muhsin pati 8 gra dhe 12 fëmijë.
6. King Faisal (1906-1975)
Mbreti Faisal ishte martuar 4 herë. Tre gra të tij vinin nga familjet e fuqishme saudite, Sudairi, Al Jiluwi dhe Al Thunayan.
7. Khalid Bin Abdulaziz Al Saud (1913-1982)
Mbreti Khalid ishte martuar 4 herë. Ai ishte baba katër djemve dhe 6 vajzave.
8. Talal Bin Abdulaziz Al Saud (1931…)
Princi Talal është martuar katër herë, ndërsa është baba i 15 fëmijëve.
9. Naif Bin Abdulaziz Al Saud (1934-2012)
Diskutime rreth kësaj post