Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Ilnisa Agolli ka komentuar deklaratat e dhëna nga Julia Ilirjani dhe vajza Renne .
Teksa ishte e ftuar në emisionin “E diela jonë”, Ilnisa u shpreh se nuk ka dijeni për rastin që i referohen nënë e bijë, të cilat e cilësuan si “të pabesa“.
Biseda në studio:
Ilnisa Agolli: Nëse në jetën time është një gjë që e urrej është pabesia. Kush është vajza e Julia Ilirjanit? Nuk jam takuar kurrë me të. Mos ma ul nivelin e bisedës, të lutem…
Ka shumë dyshime për raportin tuaj?
Ilnisa Agolli: Mund të më pyesësh për të gjitha Juliat e asaj shtëpie. Por nuk ka ndodhur asgjë…jeta vazhdon!
A u mërzite ti se Ilnisa është e dashura e Meritonit?
Ilnisa Agolli: Të them të drejtën i kthehem asaj përgjigjes që të thashë më herët për llojin e sorollojin e teorive dashakeqe se unë nuk jam vetëm e dashura e Meritonit. Gjithsecili është i lirë që të të përkufizojë në bazë të mendimit që ka. Nuk besoj që i jap rëndësi Julias apo Juliave të tjera që na takon apo lëshon media. Secili ka mendimin e vetë. S’ka pasur kurrë pabesi. Unë e kam dëgjuar nga ti tani, e kam dëgjuar në rrethin tim të ngushtë një lajm të tillë. Siç e dëgjova, e harrova. Kemi një detyrim që të takohemi me patjetër. Takohem me Dean, Gabrielin, Gracianon. Unë fal shpirtin kur ti je ai që je, jo ai që hiqesh.
Diskutime rreth kësaj post