Ish-kryeparlamentarja në qeverinë Berisha, Jozefina Topalli foli mbrëmë për situatën politike, reformën në drejtësi, atë zgjedhore, rolin e opozitës si dhe partinë e re.
Ajo tha se ka qenë pro reformës në drejtësi në parim, duke folur për një sistem të kalbur të korruptuar por tha se drejtësia ka përfunduar në dorën e kryeministrit Edi Rama.
“Absolutisht po. Ai sistem ishte i kalbur, i korruptuar, nuk i përgjigjej më nevojave të qytetarëve. Nuk dua ta përgjithësoj. Unë kam votuar kundër dy ish-kryeprokurorëve, zotit Llalla dhe paraardhëses. Kam votuar kundër shumë kandidaturave në Gjykatën e Lartë. Nuk e them dot se ishte influencë politike, ishte korrupsion. Kishin një sistem të tyre që nuk hyje shumë kollaj. Jo gjithmonë se politika gjithmonë influencat e saj. Unë kam marrë një mocion shkarkimi se nuk pranova të votoja një gjykatës që nuk i takonte të ishte në pozicione të caktuara. Nevoja për një reformë në drejtësi ka çuar në një situatë për shkak të mosndjekjes me seriozitet që ajo të përfundojë në dorën e kryeministrit Rama. Kemi një vend pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. Gjykata Administrative në prag të kolapsit”, tha Topalli në “Real Story”.
E pyetur nëse shqetësohet kur i thonë se nga hija e nxori kryeministr Edi Rama, ajo përdori një shprehje të Makiavelit, ndërsa theksoi se shpifjet e fyerjet i injoron.
“Këto shpifje, fyerje në përgjithësi i injoroj. Makiaveli ka një shprehje, njerëzit që fyejnë dhe shpifin o janë të trembur, o urrejnë. Unë nuk dua ta çoj përtej atë që thotë Makiaveli që të mendoj janë të dyja bashkë.
Është abuzuar shumë me perceptimin që dikujt i ka interesuar ta përcjellë se ka diçka personale. Nuk kam personale me asnjë në botë. Sigurisht nuk pajtohem me politikat e ndonjërit. sa për urrejtje nuk do ta lejoja asnjëherë të angazhohesha në urrejtje.
Unë mund të them përsëri që ka shumë gjëra që nuk i njoh Por që të kem inat dhe gjëra personale e urrejtje, është larg formimit tim, larg edukimit tim. Do e kisha për disa të tjerë që më kanë shkatërruar familjen. Përçmim po, urrejtje jo”, tha Topalli.
Ajo theksoi se ndarjet dhe diferencat me kreun e PD i ka thënë publikisht shumë para vitit 2017. “Unë kam dalë në televizor dhe e kam bërë me ndërgjegjen më të thellë për të bërë distancimin për shkak se kishte dallime të mëdha parimore.
Ajo që kam paralajmëruar ka treguar se kam pas të drejtë. Në qoftë se folëm dhe për dështimin e reformën në drejtësi nga pikëpamja e rëndësisë që kishte një forcë opozitare për të mos arritur këtu ne po ashtu kemi reformë zgjedhore. Kryeministri ndryshoi kodin zgjedhor, në heshtje bëjmë sikur. Vazhduam pushimet, nuk patëm asnjë betejë për të bërë për atë që konsiderohej kauza e forcës opozitare”, tha Topalli.
Diskutime rreth kësaj post