Ledjona nuk do t’i shkelë parimet në shtëpinë e “Big Brother Vip” dhe kjo është sipas saj një nga cilësitë që duhet të ketë një banor që pretendon të fitojë çmimin e madh të formatit të njohur.
Gazetarja tha se ka hyrë dhe do të dalë me kokën lart dhe krenare edhe nëse nuk e fiton apo nuk është në finalen e madhe. Sipas saj të qenit nga një zonë rurale nuk është turp dhe se të tregosh vendin ku jeton dhe je rritur është vlerë.
“Ju nuk e dini po unë kam dashur ta lë këtë shtëpi, ditët e para javët e para. Ata që më shohin nga jashtë dhe disa prej jush që nuk e shohin çfarë bëj unë në shtëpi dhe shumë prej jush janë çuditur pse unë kam dalë e preferuar. Është sepse nuk gënjej, nuk i shkel parimet e mia dhe gjithmonë do jem ajo vajza e thjeshtë që nuk e kam për turp që vij nga fshati, e kam qejf fshatin dhe shkoj për të jetuar atje. Askush nga ju se di të gjithë jetën time dhe disa e kanë quajtur viktimizim por ajo që e them me plot krenari është se jam futur me kokën lart dhe do dal me kokën lart edhe nëse nuk e fitoj dhe nëse nuk shkoj në finale. Kështu që parimet edhe vlerat janë në modë sot se shumë thonë që antivlerat kanë dalë në modë dhe vlerat gjithmonë fitojnë”, tha Ledjona.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post