Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e ka nisur sot ditën me lajmin e mirë se vatrat e zjarrit në Postribë dhe Mazrek janë shuar plotësisht.
“Sot e nisëm ditën me lajmin e mirë së në Postribë dhe Mazrek, zjarret janë shuar plotësisht. Po punohet për vatrën e shfaqur në anën tjetër të Malit të Tërbunit e cila është zhvilluar nën ndikimin e erës. Po mbahen në kontroll vatrat e zjarrit në fshatin Flet në bashkinë e Fushë-Arrëzit, në Thirrë si dhe në fshatin Patalej në Lezhë. Po në qarkun e Lezhës ditën e djeshme është arritur 60% e izolimit te vatrave, ndërsa në bashkinë e Mirditës, vatra e zjarrit është me intesitet të ulët. Vazhdon me përkushtim puna e “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive në Kukës, ku situata është ende delikate si pasojë e vatrave të zjarrit. Fatmirësisht deri më tani nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Mirënjohje për çdo efektiv të FA dhe për ekuipazhet e helikopterëve të Holandës ???????? dhe Çekisë të cilët vazhdojnë ndërhyrjen nga ajri për shurjen e plotë të zjarreve në vendin tonë.”, – shkruan Peleshi.
Diskutime rreth kësaj post