Ka nisur tashmë pritja e liderëve të rajonit dhe BE-së në Tiranë në kuadër të Samitit të Berlinit. Kryeministri Rama është pozicionuar përballë Kryeministrisë dhe godinës së Kuvendit duke pritur liderët që vijnë me makina.
Ndërkohë që liderët e tjerë janë takuar përzemërsisht me Ramën, kryeministrja serbe Ana Brnabiç duket se ka ardhur me zor në Tiranë. Ajo ishte mjaft e ngrysur dhe e ngurtë në takimin me Ramën si edhe në parakalimin në tapetin e kuq, gjë që është pasqyruar edhe te kryeministri shqiptar.
Rama nuk është se “ia vari” shumë Brnabiçit, ndryshe nga liderët e tjerë. /albeu
Diskutime rreth kësaj post