Lojtarët e Italisë e kanë shijuar në maksimum fitoren me penallti ndaj Spanjës në gjysmëfinale të Euro 2020. Azzurët e eliminuan Stuhinë e Kuqe përmes penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1. Pritja e penalltisë së Alvaro Moratas nga Gianluigi Donnarumma dhe ekzekutimi perfekt i asaj të fundit nga Jorginho, bënë që Italia të kalonte në finale të Euro 2020.
Më pas, filloi festa me tifozët, ndërsa Leonardo Bonucci doli që të festonte edhe jashtë fushe me ta.
Ndërsa u nis në drejtim të tyre dhe u afrua më pas për të festuar, një person i sigurisë ndaloi lojtarin e Juventusit. Duke mos e pasur idenë fillimisht se kush ishte, ajo e stopon Bonuccin, duke menduar se ishte ndonjë tifoz i Italisë.
Por, më pas ajo e kuptoi se kush ishte dhe mbrojtësi e përqafoi atë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post