Një lajm i pavërtetë në media ka krijuar panik dhe dhimbje në familjen e një këngëtareje të njohur shqiptare.
Adelina Tahiri, këngëtarja simpatike nga Shkupi është tmerruar nga një lajm që qarkullon në portalet maqedone, ku thuhet se ajo ka humbur të atin.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Adelina Tahiri përgënjeshtron lajmin dhe shpreh indinjatën.
“Tmerr!!! Babai im është gjallë shëndosh e mirë!! Informohuni më mirë, nuk është në pyetje një thasethem po është në pyetje vdekja për babain tim. Turp dhe tmerr për mosinformacionin dhe painformimin tuaj,” – shkruan Adelina Tahiri.
Pak më pas, Tahiri ka publikuar një foto krah të atit të saj.
Diskutime rreth kësaj post