Një foshnje rreth 2 muajshe u gjet e braktisur në Golem, por atmirësisht e vogla është në gjendje të mirë shëndetësore, teksa ishte një kalimtar i rastit ai që e pikasi mes shkurreve të mbështjellë me batanije.
Menjëherë ai e dërgoi foshnjën në spital, nga ku u njoftua më pas edhe policia.
Pas hetimeve u identifikua nëna e foshnjës, 22-vjeçarja me inicialet D. S., banuese në Durrës, e cila është shpallur në kërkim.
Nuk dihen motivet që e shtynë të renë që të ndërmerrte aktin ekstrem, për të braktisur foshnjën.
Diskutime rreth kësaj post