Edhe pse pak sekonda, kamera fokusoi për herë të parë dy fëmijët e moderatores së njohur Alketa Vejsiu. Edhe pse është një nga personazhet publikë më të njohur në vend, Alketa Vejsiu ka ditur ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private e sidomos familjen e saj.
Fotot e saj me bashkëshortin në internet numërohen me gishtat e njërës dorë, kurse fytyra e fëmijëve të Alketës mbetet e panjohur.
Alketa Vejsiu dhe bashkëshorti i saj Ardiani, kanë plot 15-vite diferencë moshe me njëri-tjetrin. Alketa është 34 vjeçe, kurse Ardiani është 49 vjeç.
Ardiani është një emër i njohur në botën e biznesit. Madje ai cilësohet edhe si një nga miliarderët shqiptarë. Ai është presidenti i një firme ndërtimi dhe i shumë bizneseve të tjera në vend.
Prezantuesja e njohur dhe biznesmeni kanë lidhur kurorë në vitin 2006.
“Ne jemi bashkë të lumtur, sepse kemi ditur të mos kufizojmë njëri-tjetrin në gjëra që cenojnë lirinë e zgjedhjeve! Bashkëshorti im ushtron një profesion tjetër jashtë kamerave, unë thjesht e respektoj!”, pati thënë Alketa në vitin 2015.
Çifti ka dy fëmijë së bashku, vajzën Nicole dhe djalin Lionel.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post