Më 29 qershor policia e Elbasanit, finalizoi operacionin e koduar “Rrjeti” dhe ekzekutoi 52 urdhër-arreste. 45 persona u ndaluan, ndërsa 7 të vtjerë u shpallë në kërkim.
Sipas dosjes hetimore, një agjent i infiltruar brenda grupit ka marrë dy qese kokainë prej 0.7 gramësh nga Hekuran Gjeli, njëri prej të arrestuarve.
Bazuar në përgjimet e policisë, pasi ai ka marrë sasinë e drogës ata kanë biseduar me njëri tjetrin, ku Gjeli e ka pyetur nëse i ka pëlqyer kokaina.
Gjeli: “Hë ka dal e mirë”?
Agjenti “K”: “E mir ishte vlla”.
Gjeli: “Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot”.
Agjenti “K”: “Jo ishte i mirë me verte ky”.
Gjeli: “Në përgjithsi e zi a kupto”.
Agjenti “K”: “Dilte e fuqishme fare”.
Gjeli: “Na e la hajt të rujt zoti”.
Agjenti: “Hajt”.
Sakaq, ditën e sotme (2 korrik) në Gjykatën e Elbasanit, nga ora 08:00-16:00, do zhvillohet seanca gjyqësore e vlerësimit të arrestit për të arrestuarit.
Diskutime rreth kësaj post