Shqiptarja Sihana Haxhnikaj që befasoi Rita Orën me zërin e saj, ka thënë se ndihet e lumtur që u përzhgjodh nga këngëtarja shqiptare për të vazhduar rrugën në “The Voice Australia”.
Ajo rrëfeu në një intervistë për Radio Kosovën për eksperiencën e saj në këtë garë, si dhe rrugëtimin e saj muzikor. E reja me prejardhje nga Vushtrria tregoi që Rita Ora është inspirimi i saj në muzikë dhe falënderoi të gjithë shqiptarët për përkrahjen ndaj saj.
Kujtojmë se Sihana Haxhnikaj solli në skenën e The Voice Australia, hitin e yllit të pop-it Miley Cyrus “Nothing Breaks Like A Heart”.
Diskutime rreth kësaj post