Taulant Balla ka folur ditën e sotme si drejtues politik i Fierit, post për të cilin tha se është i nderuar që ta mbajë, pasi çdo socialist e ka ëndërr të drejtojë njëherë qarkun ku buron mbështetja më e madhe për PS-në. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së tha nga Fieri se i janë borxhlinj këtij qarku, duke shtuar se është privilegj të drejtojë qarkun ku ka udhëhequr një personalitet si Gramoz Ruçi për 12 vite.
Deklarata e Ballës:
“Jemi borxhlinj qarkut fier. Secili prej nesh e ka enderr qe ne nje moment te karrieres se tij te jete drejtues i politik i qarkut fier, qarku ku ps ka me shume detyrime se ne cdo qark tjeter dhe eshte qarku ku buron mbeshtetja me e madhe per ps. Natyrshem, eshte pergjegjesia me e madhe pasi i jemi borxhli qarkut fier.
Jam i kenaqur qe vij te drejtoj ps pasi ate e ka drejtuar per 12 vite me radhe personaliteti me i rendesishem i ps gramoz ruci. Ruci eshte i pazendesueshem. Une do mundohem te bej me te miren”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post