Në Shqipëri dy partitë më të mëdha dorëzuan pak pas mesnate listat e kandidatëve të tyre për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. Si socialistët ashtu dhe demokratët kanë bërë ndryshime të forta krahasuar me emrat e 4 viteve më parë, por ato dallojnë nga qasja në rreshtimin e kandidatëve në atë që quhet zona e sigurt.
Ndërsa demokratët i janë përmbajtur përgjithësisht një rreshtimi që ka për bazë fuqinë elektorale të secilit kandidat, socialistët kanë zgjedhur të kundërtën, duke vënë në pjesën fundore të pjesës së sigurt emrat e drejtuesve politikë të qarqeve.
Ndërsa foli për listat e partive politike dhe kandidatët, politikani Arben Malaj tha se largimi i Ditmir Bushatit, sipas tij ishte një provë hakmarrjeje personale.
“Është një vendim që kandidatët e kanë pranuar në shenjë të përgjegjësisë së tyre, dhe nuk mund t’i paragjykoj për vendimet që kanë pranuar për listat ku janë caktuar. Por largimi i Ditmir Bushatit është provë e keqe e hakmarrjeve personale. Ai është një nga ministrat që krijoi një profil atdhetari dhe duhet ndoshta duhet të ishte një nga shqiptarët që duhej të promovohej në institucionet ndërkombëtare”, – tha Malaj për abc news.
Diskutime rreth kësaj post