Të tjera detaje mësohen rreth ngjarjes së mbrëmshme, kur në një aksident rrugor në afërsi të Maminasit në autostradë, humbën jetën një taksist nga Durrësi dhe pasagjerja 23-vjeçare që ndodhej në mjetin e tij.
Burimet i thanë “DurrësLajm” se e reja Elena Avdillari, banuese në Tiranë, por me origjinë nga Korça, po kthehej nga porti i Durrësit.
Ajo do të nisej me traget drejt Italisë, por për shkak të dokumentacioneve të munguara, uniformat blu në port e kishin kthyer mbrapsh. Kështu, ajo mori taksinë për t’u kthyer në Kombinat ku edhe kishte banesën, por fatkeqësisht nuk arriti dot të shkonte më kurrë.
Një aksident fatal i mori jetën asaj dhe taksistit nga Durrësi, Bujar Agalliu 60 vjeç.
Nga veprimet paraprake të policisë, dyshohet se një mjet tip “Benz” e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.
Në mjetin tip “Benz” nuk është gjetur asnjë shtetas, pasi drejtuesi i saj e ka braktisur dhe ia ka mbathur menjëherë.
Diskutime rreth kësaj post