“Bashkëqeverisja” e kryeministrit Edi Rama nuk e ka kaluar dot filtrin e zyrës juridike të Presidentit. E megjithatë Kryeministri Rama është i vendosur për ta kaluar në Kuvend me votat e mazhorancës.
Në një takim me qytetarët në Elbasan, Rama tha se ligji është i rëndësishëm pasi ofron një sërë shërbimesh për qytetarët.
Deklarata e Ramës:
“Ligji i ri përveç sanksioneve administrative përcakton dhe sanksione financiare për personat përgjegjës që nuk i janë përgjigjur qytetarit. Nuk ka pse qytetari të plotësoj dosje, është me ligj. Qytetari aplikon pa dalë nga shtëpia fare për licencë, të gjithë dokumente e shtetit ka për detyrë ti mbledh zyra që ka për detyrë të japë licencë. Nëse qytetari nuk do të zvarritet, të mbajë radhë, e ka vetë në dorë. 95% e shërbimeve bëhen online. Dhe nëse ty nuk të vjen përgjigja në kohë sipas ligjit, ti ke në dorë që të vësh alarmin. E ke sot me ligj. Sa të vij ligji në Kuvend përsëri, i kthyer nga zotëria që është ende në presidencë, ti e ke me ligj që të kërkosh të drejtën tënde”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post