Të qenit personazh publik hap rrugën për komente nga më të ndryshmet, në rrjete sociale. Me disa të tillë është përballur edhe Arbenita. Modelja e njohur është bërë objekt i kritikave pasi postoi një fotografi të vajzës, për të cilën ndjekësit e kritikuan se e ka edituar.
Goxha të shumtë në numër ishin ata që deklaruan se fëmijët nuk kanë nevojë për filtra dhe editim. Pas komenteve, Arbenita ka reaguar në InstaStory duke postuar dy versionet e fotografisë.
“Përdora aplikacionin Remini për kualitet. Merreni shtruar njerëz” – shprehet ajo.
Në vazhdën e postimeve, modelja Ismajli ka deklaruar:
“E kam ditur gjithnjë që Instagrami është toksik. Por ta gjykosh një të sapolindur. Ju të gjithë s’keni as zemër e as tru. Jam e pjekur mjaftueshëm që t’iu përballoj të gjithëve”. Për ta përmbyllur, Arbenita ka postuar një “boomerang” simpatik të vajzës, Ninës, me gjuhë jashtë duke deklaruar se kjo është “përgjigja e saj” për urryesit.
Diskutime rreth kësaj post