Ditën e djeshme, moderatorja Roza Lati publikoi një foto të 10 viteve më parë, e cila mori vëmendje të madhe në profilin e saj në Instagram. Megjithëse shumica e komplimentuan për ndryshimet dhe pamjen e re, disa prej komentuesëve nuk ishin dakort që ajo kishte bërë kaq shumë ndryshime.
“Ç’është e drejta, ke qenë më e mirë para 10 vitesh. Arsyeja e vetme sepse ke qenë bio, e papërpunuar.”, i shkruan njëri prej ndjekësve, koment i cili e ka acaruar keq Rozën.
“I kam bërë buzët që 20 vjeç. Edhe vetullën e kam pasur të punuar. Njeriu rritet. E mos na çani dërrasat ‘çe ke gjithë këtë make up, ç’je bërë kështu’… S’do dal të pi kafe te lagjia me ju. Do dal në ekran. Ekrani ka rregulla! Ka blice dhe drita nivel tjetër nga dritat e rrugëve që dilni ju o milet! Bëni dallimin! Unë punoj në televizion. Make up dhe krehja dhe flokët janë procese të punës. Shnet.”- i kthehet Roza e revoltuar.
“Ju s’dini të bëni kritika. Të ishin komente të tilla në profilin tuaj për ju… hahaha.. Flasim pastaj. Komenti im është gjithëpërfshirës për të gjithë ju. Jo personal.”, ka përfunduar moderatorja.
Diskutime rreth kësaj post