Aktori shkodran i humorit Juljan Deda njihet si një nga kritikët më të fortë të Lulzim Bashës.
Deda është rrëfyer për këtë pjesë dhe marrëdhënien me kryedemokratin, teksa ishte i ftuar në emisionin e Rudina Dembacaj.
“Marrëdhënie institucionale besoj. Se unë jam anëtar i partisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar. Për statuset e fundit në Facebook, nuk më ka bërë vërejtje drejpërdrejtë por më kanë thënë të tjerë pse i bëj.
Unë i them disa gjëra se duhen thënë. Ndonjëherë kur i sheh disa gabime te vetja, të bën dhe më të besueshëm dhe tek të tjerët. Unë kam këndvështrim tjetër për opozitën. E shoh më agresive, më konservatore”, tha aktori Deda.
Diskutime rreth kësaj post