Moderatorja Alketa Vejsiu dhe Gëzim Myshketa kënduan në festivalin në RTSH mbrëmjen e djshme një nga këngët më të bukura shqiptare, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, e kompozuar nga Feim Ibrahimi dhe Gjoke Beci.
Pas performancës, vajza e kompozitorit, Etrita publikoi një status në Facebook ku i drejtohej Alketa Vejsiut.
Alketa i ka kërkuar falje publike sot Etrita Ibrahimit që nuk e përmendi emrin e kompozitorit Feim Ibrahimi. Alketa u shpreh se me këngët e të madhit Feim Ibrahimi, Shqipëria krenohet.
“Dje e kemi mbyllur mbrëmjen me ‘O ku ka si ty o Shqipëria ime’, ‘O ku ka si ti o Kosova ime’, një këngë fantastike. Unë dje kam bërë një lapsus të pafalshëm sepse ne gjithmonë nderojmë këngëtarët dhe harrojmë që më të rëndësishmit e një krijimi muzikor janë kompozitorët dhe autorët e tekstit. Do doja shumë të përshëndesja në mënyrë të veçantë vajzën e kompozitorit Feim Ibrahimit e cila me të drejtë u shqetësua dhe bëri një status të cilit unë publikisht dua t’i kthehem:
Babai yt është një pasuri për këtë vend dhe muzika që ai ka lënë është një trashëgimi me të cilën ne mund të krenohemi, nuk është neglizhencë, nuk mund të anashkalohen ata që kanë shkruar të kaluarën, por këtu ka shumë ngarkesë dhe arti i fjalës është një art i vështirë. Kërkoj ndjesë dhe dua me gjithë zemër të përshëndes mënyrën dhe përkujdesjen tënde për veprën e babait tënd, jo vetëm si një vepër që i përket familjes tuaj, por dhe të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Alketa.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post