Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikOn’, u shpreh se krahasimi që ka bërë mes Ramës dhe Skënderbeut ka qenë e qëllimshme.
Spiropali: Unë e di që ju pëlqen Skënderbeu, por kjo është një rrjetë e thurur mirë, që ata të ngecin brenda dhe të mos dinë më të dalin. Sigurisht që ka qenë e qëllimshme, si çdo gjë tjetër që thuhet në politikë.
Të vetmit që kanë mbetur në një kazan mendor dhe psikologjik janë ata, sepse nuk kanë arritur të ngrihen nga ky kazan dhe të ngrihen në lartësinë e opozitës dhe të opsionit për Shqipërinë. Në 4 vite opozitë kanë funksionuar si çetë.
Diskutime rreth kësaj post