Dhjetëra qytetarë të Durrësit janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë mbrëmjen e djeshme, ku 58-vjeçari Agim Arapi është goditur për vdekje me mjete të forta nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandinit, Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave.
“Ishim duke kaluar këtu dhe dëgjuam që po debatonin me njëri-tjetrin. U afruam për të parë çfarë po ndodhte dhe u përpoqëm t’i ndanim. Nuk e kuptuam se për çfarë po rriheshin, por pamë që e kishin vënë për fund dhe e godisnin pa pushim”, thonë dëshmitarët për gazetën “Panorama”.
Sipas tyre, gruaja e viktimës kërkonte ndihmë. “Bashkëshortja e tij, ndërkohë po kërkonte ndihmë, pasi i shoqi ishte pa ndjenja i shtrirë në tokë. Erdhi policia i mori të tre, ndërsa autoambulanca transportoi drejt spitalit të plagosurin, i cili nuk u mbijetoi plagëve”, tregojnë dëshmitarët që u ndodhën në vendin e ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post