Në korrik të vitit që lamë pas, këngëtarja e njohur Fifi u përfol për një lidhje me kantautorin Flori Mumajesi. Dyshja janë fotografuar shpesh bashkë dhe nga kjo kanë nisur dhe aludimet.
Mbremjen e djeshme Fifi ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” dhe vogëlushi Deon e pyeti pikërisht rreth marrëdhënies së saj me Florin, nëse janë shokë apo të dashur.
“E kam shok sepse është çun flori”, – tha Fifi.
Mirëpo kur Deoni e pyeti “E kishe të dashur?”, këngëtarja refuzoi të përgjigjej.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post