Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka reaguar lidhur me paralajmërimin e tij për sulmet kibernetike në vend ndaj kompanive të sektorit privat.
Karamuço shkruan në “Facebook” se kompanisë “Air Albania” i janë hakeruar së fundi të dhënat dhe i është vendosur afat deri në 14 Shkurt 2023 për të paguar gjobën në këmbim të kthimit të tyre.
“Kisha kohë që paralajmëroja sulmet kibernetike ndaj kompanive të sektorit privat në Shqipëri. Kompanisë AirAlbania i janë hakeruar së fundi të dhënat dhe i është vendosur afat deri në 14 Shkurt 2023 për të paguar gjobën në këmbim të kthimit të tyre nga grupi kriminal kibernetik ( LockBit ransomware group)”, shkruan Karamuço.
Diskutime rreth kësaj post