Kate Middleton është një femër elegante, nënë e tre fëmijëve, e cila gjithmonë kurohet deri në detaje.
Ndër të tjera bien në sy thonjtë dhe duart e saj. Si rregull i mbretërisë, ajo nuk mund t’i ketë thonjtë të lyera me ngjyra të forta. Megjithatë, ajo që është vënë re shpesh, është fakti që duart e Kate janë shpesh të fashuara me leukoplast.
Nuk dihen shkaqet e vërteta të kësaj sjelljeje të saj, mirëpo spekulimet e mediave britanike fillojnë nga pakujdesia në kuzhinë deri tek huqi i ngrënies së thonjve apo alergjitë që mund t’i sjellin manikurët e ndryshëm. /albeu
Diskutime rreth kësaj post