Pas publikimit të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prilllit, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin duket e kënaqur nga pozicionimi në vendin e 9-të në listën e qarkut të Tiranës.
Në një status në rrjetet sociale Spiropali shkruan është nder dhe përgjegjësi kandidimi me skuadrën kampione të qarkut Tiranë. Me tej Spiropali shkruan se me mandatin e 3 dhe kryeministër Edi Ramën do të përmbyllim kantieret e mëdha të reformimit të Shqipërisë.
“Suksese skuadrës fantastike të Partisë Socialiste 25 Prill 2021 Mirënjohje kryesisë së Partisë Socialiste për besimin. Nder dhe përgjegjësi kandidimi me skuadrën kampione të qarkut Tiranë. Do vazhdoj të jem me ju dhe për ju kudo ku duhem, kudo ku duhet, kudo ku punohet.
Zëri im do të jetë edhe zëri juaj. Fitorja e 25 Prillit do të vulosë fundin e tranzicionit. Me mandatin 3 dhe kryeministër Edi Ramën do të përmbyllim kantieret e mëdha të reformimit të Shqipërisë.S’ka kohë për pushim. S’ka kohë për kthim.Shqipëria e ardhmja jonë”, shkruan Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post