Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale një bisedë që ka bërë me ish-kryeministrin Sali Berisha që në muajin shtator.
Kokalari shkruan se kanë diskutuar për çështjen e vaksinimit të popullsisë dhe tregon se ajo është kundër këtij procesi, ndryshe nga Berisha që e përkrah vaksinimin, por jo atë me detyrim. Madje mbrëmjen e djeshme Berisha zbuloi se ka kaluar koronavirusin dhe i ka marrë të dyja vaksinat.
Deklarata e Kokalarit:
“Në foltoret e hershme, unë jam shprehur hapur që jam kundër vaksinimit. Sali Berisha nuk më ka ndaluar kurrë diskutimin e kësaj teme, sepse ai beson në lirinë e fjalës ashtu siç besoj dhe unë e çdo konservator tjetër. Këto fjalë që ai tha sonte, mi ka thënë mua që në shtator. Realiteti është se nuk ishte e drejta ime të flisja në emër të tij, dhe kjo është arsyeja pse nuk j’u kam kthyer përgjigje.
Berisha më ka shprehur se si mjek ai beson tek vaksinimi, por është kundra vaksinimit të detyruar. Të njëjtën gjë më ka shprehur dhe Tritan Shehu, por sërish, nuk është detyra ime të flas në emër të tij.
Nëse Berisha do të besonte tek vaksinimi i detyrueshëm, atëherë do thoja se ai ka lëkundje në ideologji. Por nëse ai beson në vaksinim pa ju imponuar të tjerëve, ajo është absolutisht e drejta e tij dhe duhet respektuar. T’ju them të drejtën, e vetmja mënyrë për ta hequr vaksinimin e detyruar, është të heqim Edi Ramën, kështu që bëni mirë të fokusoheni tek 8 Janari dhe më pas.”, shkruan Evi Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post