Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Melisa Lleshi, gjatë ditës së sotme (e hënë) ka qenë në rolin e gazetares. Në mesin e personave të intervistuar nga ajo ka qenë edhe reperi Arkimed Lushaj-Stresi.
Ai gjatë intervistës që zhvilluan brenda shtëpisë së famshme të Kosovës theksoi se ka parë ëndërr se është fitues i këtij formati.
“Në fakt, unë e kam parë në ëndërr që do të jem fitues. Më erdhi një kalë i bardhë që fluturonte dhe erdh në oborr nga lart. Por, kisha mbrapa një femër që nuk doja t’a shihte atë kalë dhe ia mbylla perdet dhe derën sepse nuk doja, ishte për mua ajo surpriza”, u shpreh ai.
Mes tjerash, 36-vjeçari ka thënë se ‘banorët nuk kanë arritur akoma ta prekin pikën e tij të dobët’.
Krijuesi i hitit “Win Win” është në shtëpi që nga fillimi i spektaklit dhe ka qenë temë diskutimi në shumicën e rasteve.
Ai konsiderohet një lojtar mjaft i fortë nga konkurrentët e tjerë që janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Diskutime rreth kësaj post