Kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se në vitin 2011 ka qenë i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në një garë të drejtpërdrejtë për bashkinë e Tiranës. Basha tha se çelësi i kësaj fitore është mospjesëmarrja e Berishës në fushatë.
Intervista:
Pyetje: Z.Berisha dhe mbështetësit e tij në foltore ngrenë dy shqetësime kryesore për PD përtej aktit tuaj të pezullimit. Së pari, me ju kryetar PD njeh vetëm humbje, pra ju nuk jeni nja kandidat fitues përballë Ramës dhe së dyti ju i merrni vendimet vetë, pa pyetur forumet e PD. Cila është e vërteta e disa prej vendimeve tuaja të mëdha në opozitë, si djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve lokale të 2019, marrëveshja e 5 qershorit 2020. A ka pasur një dualizëm me Berishën në drejtimin e PD dhe sa ka ndikuar ai në këto vendime nëse ka ekzistuar? Pse Berisha i konteston tani këto vendime dhe ju akuzon ju, ndërsa ju ka mbështetur kur këto vendime janë marrë?
Lulzim Basha: Pikë së pari dua ta them qartë sepse është një fakt i ditur publikisht që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garë të drejtpërdrejtë për bashkinë e Tiranës. Nuk e kam thënë çelësin e fitores deri më sot, por tani është momenti ta them. Ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Tiranën. Gjatë këtyre viteve ekspertë dhe kompani të specializuara të fushatave elektorale në bazë të studimeve të tyre kanë rekomanduar vazhdimisht moskandidimin e Sali Berishës në raport me interesat elektorale me Partinë Demokratike. Kjo ka të bëjë edhe me faktin se gjerësisht perceptohej një dualizëm në Partinë Demokratike. Protagonizmi i Sali Berishës merrte trajtat nga ana e perceptimit publik të një dualizmi në vendimmarrjen e Partisë Demokratike. Sigurisht kam edhe unë përgjegjësitë e mia. Ai duhet të ishte larguar vetë, duhet të kishte lënë Partinë Demokratike, kryetarin e zgjedhur të hapnin rrugën e re që hap çdo parti e re në opozitë, por edhe unë kam përgjegjësitë e mia në lejimin e këtij dualizmi. Për vendimet që janë marrë mund t’ju them fare qartë dhe këto janë të arkivuara dhe mund të nxirren nga çdo arkiv mediatike që janë vendime të konsultuara me të gjitha forumet e Partisë Demokratike dhe në rastin e vendimeve që ju përmendët vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha
Diskutime rreth kësaj post