Modelja bukuroshe Angela Martini, ka zbuluar në emisionin “Opinion” të pathëna për jetën e saj, ku ndër të tjera foli edhe për fëmijërinë. Ajo tregoi se është larguar nga Shqipëria që në moshën 10-vjeçare dhe fillimisht ka jetuar në Zvicër.
Më tej, Angela rrëfeu edhe dramën që ka përjetuar në familje, ku njerka nuk e donte dhe bënte mashtrime dhe shpikje.
Modelja zbuloi se këtë gjë e mbajti të fshehtë për vite me radhë, pasi edhe babai s’e besonte.
Ajo tha:
“Njerka nuk më donte. Jo vetëm tek ngrohtësia, por mashtrimet, shpikjet. Babai nuk më besonte në fillim edhe atëherë unë e lashë këtë punë dhe e kam mbajtur sekret derisa jam bërë 18 vjeçe derisa ja tregova nënës sime.”
Modelja theksoi se lëvizja e saj nga Shkodra për në Zvicër, ka qenë një nga momentet më të vështira që ka përjetuar në jetën e saj.
Diskutime rreth kësaj post