Konflikti nënë e bijë në “Shihemi në Gjyq” ka nxjerrë në pah detaje të reja. Blerina, e cila tashmë po jeton me prindërit e saj pas ndarjes nga familja e bashkëjetuesit, tregon se i biri 2-vjeçar i thërret gjyshit “babi”.
Kjo mbështetet edhe nga Dituria që është e pranishme në rubrikën e programit “E diela shqiptare” sepse djali nuk e ka atësinë e të atit.
Arsyeja që ato janë përballë njëra-tjetrës është Blerina i kërkon nënës së saj që mos ta nxjerrë nga shtëpia sepse ka një fëmijë të vogël në duar.
Nga ana tjetër, Dituria kundërshton vajzën e saj duke i thënë se nuk mundet ta mbajë dhe i kërkon që ta çojë djalin në Shtëpinë e Fëmijës.
Dituri: Ta çojë atje në jetimore, ta marrin atje!
Blerina: Si ta çoj në jetimore atë fëmijë?
Dituri: Atje ta çosh!
Blerina: Si mund ta çoj unë moj znja Eni? E kam mbajtur 9 muaj në bark, ta çoj në jetimore unë? Kam dy vjet e gjysmë që përpiqem ta rris, ta çoj në jetimore unë?
Dituri: Moj çoje djalin moj ta mbajë moj!
Blerina: Është i imi!
Dituri: Çoje moj! Nuk duroj do moj!
Blerina: Si mund ta çoj moj?
Eni Çobani: Prit moj Dituri, çfarë jetimoreje po thua?
Dituri: Çoje moj atje ta mbajnë!
Blerina: Nuk e çoj unë atje, nuk e lëshoj kurrë atë fëmijë, nuk e bëj dot!
Dituri: Ik te bashkia gjej rrugëzgjidhje!
Blerina: Kam vajtur, ku nuk kam vajtur, nuk më japin të drejtë!
Eni Çobani: S’mund të flasë një nënë si juve, të lutem!
Dituri: Zonja Eni, nuk mundem më! Nuk duroj dot më, u shkatërrova moj, nuk kam më ekonomi ta mbaj!
Diskutime rreth kësaj post