Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur konferencën e përjavshme me gazetarët dhe është ndalur te sulmi fizik ndaj tij më 6 dhjetor. Ai deklaroi publikisht se e ka falur sulmuesin e tij, Gert Shehu, të cilin e quajti kamikaz pa eksploziv.
Berisha: Siç e dini unë e kam falur kamikazin pa eksploziv të Edi Ramës, Gerti Shehun, por debatet e shumta lidhur me ngjarjen më detyrojnë të jem këtu para jush për këtë çështje. Për të sqaruar opinionin se pse unë akuzoj direkt Edi Ramën si autor ose porositës të këtij skenari. Nuk e akuzoj absolutisht Edi Ramën për motive dhe shkaqe politike. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se çdo njeri që gabon, se akuzat e mia kanë këtë qëllim mashtron veten dhe asgjë më shumë. Nuk e akuzoj Edi Ramën për faktin se policia nuk mbrojti protestën. E akuzoj sepse Gerti Shehu është informator i policisë kriminale me emër, mbiemër dhe kod dhe është përdorur nga Ardi Veliu. Gerti Shehu është nën mbrojtjen totale të Edi Ramës. Unë akuzoj Edi Ramën si porositës të krimit, sepse për pacientin e Edi Ramës nuk ekziston asnjë dokument zyrtar shtetëror që të faktojë se Gert Shehu është i sëmurë i papërgjegjshëm. Ekziston vendim Gjykate që e dënon për goditjen e një personi tjetër. Çfarë e shtyn Edi Ramën të shpallë Gert Shehun nga kriminel në të sëmurë psiqik? Kjo merret me mend. I sëmuri i Edi Ramës dhe gjitoni, para pak kohësh i Ardi Veliut këtë vit ka rinovuar patentën. Ai është aq i sëmurë sa ka marrë edhe kredi në banka, gjë që nuk ndodh kurrë për një të sëmurë psiqik.
Diskutime rreth kësaj post