Moderatorja dhe ish-miss, Hygerta Sako e ftuar në “Soiree”, bashkë me shumë kolegë të saj durrsakë, ka folur për vendlindjen. Ndryshe nga shumë të ftuar që flisnin me mall, dhe e ndjenin mungesën e Durrësit, Hygerta u shpreh e zhgënjyer nga qyteti i saj i lindjes.
“Unë e kam braktisur, kam shkuar në ekstrem. Nuk më hyn në sy. Unë nuk shkoj në Durrës, sepse nuk gjej më asgjë nga ajo çfarë kam përjetuar. Dhe unë kam përjetuar një fëmijëri shumë të bukur.
Sinqerisht unë nuk shkoj shpesh në Durrës, por ndodh që kaloj, shkoj në Durrës, por nuk shef më asgjë. Tani më duket një gjë e vogël e ngjeshur me ato pallatet. Shko në stadium, është bosh, më përpara ishte plot.
Kemi pasur pishina, kemi pasur poligone. Tani unë nuk e gjej më veten. Shkoj në Durrës dhe nuk gjej asnjë lidhje me të” – ka thënë ndër të tjera, ish-missi Hygerta Sako.
Mbrëmja e djeshme në Soiree, ishte një natë dedikuar artistëve me origjinë nga Durrësi, ku të ftuar ishin aktorë të njohur të skenës shqiptare dhe gazetarë të njohur.
Diskutime rreth kësaj post