Aleati kryesor i Partisë Demokratike, Ilir Meta, ka dalë në mbrojtje të Belind Këlliçit, kandidatit të opozitës për Tiranën, i cili së fundmi është përballur me sulme të forta për shkak të lidhjes familjare me socialistin Artan Shkreli.
Gjithçka filloi me një padi që Këlliçi ka depozituar për prishjen e pallateve tek rruga ‘Myslym Keta’, për të cilën akuzohet se nuk ka përfshirë emrin e vjehrrit të tij, i cili në cilësinë e kryetarit të institutit të ndërtimeve ka firmosur për t’i nxjerrë këto godina të pabanueshme pas tërmetit të 2019-ës.
“Ftoj qytetarët e Kuçovës të kontribuojnë në ndryshimin, ftoj demokratët e Kuçovës të mbështesin Maliqin siç mbështesim ne Këlliçin në Tiranë që është aq i shkëlqyer sa të PS e i thonë e ke vjehrrin socialist. Ç’faj ka njëri se kë ka vjehërr e kë dhëndër”, tha Meta.
Këto deklarata, kreu i Partisë së Lirisë i bëri nga Kuçova, teksa prezantoi kandidatin e parë të partisë të tij për zgjedhjet e 14 majit, Lefter Maliqin.
Diskutime rreth kësaj post