Prej disa kohësh, Enca ka blerë shtëpinë e saj të parë në një nga lagjet më të pasura të Tiranës.
Në të njejtën lagje ka blerë shtëpi edhe Noizy, e s’na e merr mendja që janë shumë larg njëri-tjetrit. E zënë me koncerte, udhëtime e projekte të reja, Enca ka gjetur pak kohë për t’u marrë me shtëpinë e re dhe ka vendosur ta mbushë atë por ideja e saj mund të konsiderohet “e çmendur”.
Këngëtarja ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme se ka dëshirë të marrë një majmun si kafshë shtëpiake.
‘Dua të marr një majmun në shtëpinë time të re, por nuk e di nëse kjo është një ide e mirë.’-u shpreh këngëtarja në Instagram, duke treguar edhe dyshimet që ka për këtë çështje. Kjo me siguri edhe për faktin që Enca është gjatë gjithë kohës në udhëtime, falë koncerteve të shumta në vende të ndryshme të botës.
Diskutime rreth kësaj post